Pershkrimi
Gel locion në formë xheli me efekt hidratues, ku me plot gojë mund ta quajmë një shpëtim për lëkurën akneike, dhe atë sensitive!
Ky xhel është i formuluar me 80% ekstrakt nga centella asiatica, që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse.
Përbërësit bimorë si houttuynia cordata, tea tree (ekstrakt nga pema e çajit jeshil) dhe fish mint (një lloj nenexhiku), japin kontributin e tyre për të ushqyer, pastruar dhe hidratuar lëkurën në thellësi.Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, nuk përmban aromë artificiale, ngjyrues artificial, alkool dhe PEG.