Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tanë ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Asistent/e Menaxher marketi.
Përmbledhje e Pozicionit: Asistent Menaxheri i marketit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së marketit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pike kontakti/përfaqësimi i supermarketit në mungese të menaxherit.
Përgjegjësitë e pozicionit:
Sigurimi i arritjes së objektivave sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania për supermarketin në përgjithësi dhe cdo stafi në vecanti ;
Me aprovimin apo ne dijeni te menaxherit ben uljet per produktet qe jane ne skadence te afert.
Kryen porosi tek furnitoret për mallrat që mungojnë në market ;
Organizon largimin e skadencave sipas proçedures së përcaktuar nga kompania ;
Sigurimi i normës së rritjes së biznesit të supermarketit nga viti në vit ;
Në mungese të menaxherit të marketit mbikqyr punonjësit e turnit dhe ndjek aktivitetet e lena në ngarkim të secilit ;
Monitorimi i stafit në baza ditore për të garantuar performimin korrekt të detyrave të ngarkuara dhe menaxhimin e pritshmërive të performancës së tyre sasiore dhe cilësore ;
Sigurimi i respektimit të rregulloreve, procedurave dhe proceseve në fuqi të kerkuara nga kompania ;
Menaxhimi i stokut të dyqanit dhe garantimi i optimizimit të tij ne funksion të arritjes së objektivave të supermarketit ;
Menaxhimi i ankesave apo problematikave te klientëve ;
Mbledhja dhe ndarja e informacioneve ne lidhje me dinamikat e tregut ku operon supermarketi për konkurrentët, klientët potencial, mundësi biznesi etj.
Detyra të tjera të ngarkuara në funksion të rolit .
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
- Kualifikime të tjera:
Njohuri të sistemit Financa 5;
Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane (me shkrim dhe verbale);
Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
Metodik dhe i organizuar;
Ndershmëri dhe integritet;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: hr@bioju.al brenda datës 10.01.2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".