Asistente Finance (junior)
Qellimi i Pozicionit te Punes:
Ka pergjegjesine te asistoje Shefen e Finances ne lidhje me kontabilitetin, ne perputhje me parimet e kontabilitetit, praktikave dhe procedurave kontabel dhe fiskale për të siguruar deklarata financiare të plota, te sakta dhe në kohë.
Detyrat dhe pergjegjesite
Rregjistimi ditor i te gjitha veprimeve kontabel ne sistemin financiar duke perfshire kontrollin e librit te llogarive;
Llogaritja dhe verifikimi i dokumentave financiare për përdorim në mbajtjen e kontabilitetit;
Marredhenie te drejteperdrejta me kliente dhe furnitore perfshire rakordimet mujore dhe vjetore duke azhornuar veprimet bankare dhe duke raportuar periodikisht te Shefja e Finances per pozicionet e llogarive te detyrimeve dhe te drejtave per tu arketuar.
Përgatitja e korrespondencës / udhëzime , dhe dokumente të tjera për Zyrat Tatimore dhe njesite e tjera vendore;
Hartimi i faturave per klientet dhe ndjekja e debitoreve;
Te jete pergjegjes per te gjithe inventaret e shoqerise duke i rregjistruar ne librin e inventareve ne bashkepunim me sektorin e finances;
Te kontrolloje ne menyre ditore regjistrimin, stokun dhe levizjen e tyre prane Sektorit te Finances, duke njoftuar menjehere Shefen e Finances per ndonje diference me Vault;
Kryerja e cdo detyre tjeter qe do te caktohet brenda sektorit administrative
Kualifikimet:
Te kete mbaruar fakultetin Ekonomik
Te kete njohuri per transaksionet bankare
Te kete aftesi shume te mira komunikimi
Te jete e perkushtuar ndaj punes dhe e interesuar te mesoje
Te jete bashkepunuese per te punuar ne grup.
Per te aplikuar per kete pozicion, jeni te lutur te dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: kristjana.qendro@paylink.al
PayLink vepron ne perputhje me ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008 “Per Ruajtjen e te Dhenave Personale” per cdo aplikant qe paraqet kandidaturen e tij/saj per punesim.