NJOFTIM PUNE
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Hollandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Pozicioni i punës: Asistente Zyre
Departamenti: Administratë
Vendndodhja: Tiranë
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Përgjegjëse për trajtimin e detyrave të pritjes dhe administrimit të zyrave qëndrore, duke përfshirë përshëndetjen e mysafirëve, duke iu përgjigjur telefonatave, duke trajtuar kërkesat e kompanisë. Gjithashtu planifikon takime dhe udhëtime për stafin që udhëton jashtë Shqipërisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Menaxhon procesin e porosive kancelarike dhe sanitare të kompanisë, duke filluar nga mbledhja e nevojave, kryerja e porosisë dhe shpërndarja e tyre sipas çdo departamenti dhe hedhja e tyre në tabelë exceli në mënyrë sistematike.
Mban marrëdhënie me operatorin e telefonisë celulare në lidhje me çdo nevojë të kompanisë që duhet ti drejtohet këtij të fundit;
Korrigjon dhe redakton dokumente ose materiale, duke bërë korrigjime dhe rishikime të nevojshme për të siguruar saktësi, përputhshmëri, qartësi të drejtshkrimit përkatës, gramatikës dhe pikësimit;
Bën përkthime të dokumentacionit nga gjuha Greqisht – Shqip dhe e kundërta;
Suporton, asiston dhe ndihmon departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentet e tjera sipas kërkesave përkatëse në printim, skanim, arshivim etj;
Përgjegjëse për protokollimin e dokumentave në arshivën e kompanisë;
Përgjegjëse për dokumentacionin që duhet të përmbajë dosja e punonjësit;
Përgjegjëse për prerjen e biletave apo rezervimin e hoteleve, për stafin që udhëton jashtë Shqipërisë, duke ndjekur procedurën e blerjeve dhe prokurimeve të kompanisë;
Përgjegjës për rregjistimet e të dhënave në sistem si dhe asistimi lidhur me problematikat sa i përket përkthimit të faturave doganore.
Të tjera sipas kërkesës;
Kërkesat:
Edukimi: Arsim i Lartë
Eksperiencat e punës: Të paktën 1 vit përvojë pune në këtë pozicion;
Kualifikime të tjera:
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën GREKE;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën angleze.
Aftësi të tjera:
Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
Aftësi kompjuterike duke përfshirë paketën MS Office ose të ngjashme;
Aftësi në përdorimin e internetit duke përfshirë e-mailet,mesazhet në grup dhe koleksionimin e të dhënave;
Aftësi të punojë me numra dhe literaturë.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail, në adresën tonë elektronike hr@jumbo.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.