Eurolab Internacional Grup, aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 1995, si një ndër kompanitë e para të importit dhe distribucionit në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 25 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot EUROLAB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me zgjerim të shpejtë në rajon. Portofoli i EUROLAB sot, numëron mbi 1,000 marka premium ndërkombëtare.
Thelbi i biznesit është Importi, Distribucioni/Shitja dhe aktivitetet e marketingut me fokus në kanalet e Tregtisë On Trade/Off-Trade si dhe ato moderne: Key-Account dhe E-commerce.
EUROLAB Internacional Grup mbulon tregtinë dhe distribucionin në 8 shtete në Rajonin e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovinë, Serbi, Slloveni & Kroaci.
Eurolab Internacional Grup, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kërkon të punësoje "Digital Marketing Manager"
Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës:
Digital Marketing Manager zhvillon dhe menaxhon kanalet e rrjeteve sociale të kompanisë, koordinon me agjencitë e marketingut për arritjen e objektivave cilësore dhe sasiore të departamentit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Krijon kontente për postimet në rrjetet sociale në mënyrë korrekte dhe profesionale.
2. Përzgjedh fotot sipas linjave të markave, koordinon me agjencitë për krijimin e dizajnit profesional duke respektuar linjat e markes dhe specifikimet e tyre në
Brand Book.
3. Koordionon aktivitetet dhe eventet që lidhen me zhvillimet dixhitale të kompanisë.
4. Koordinon me agjencitë për eventet e markave, dërgon informacionin e nevojshëm tek ato.
5. Planifkon planet editoriale të markave.
6. Zhvillon dhe menaxhon kanalet e rrjeteve sociale të kompanisë (Fb, instagram, linkedin), si dhe menaxhon faqet e markave.
7. Zhvillon dhe menaxhon përmbajtjen e web-it kanaleve të shitjeve on-line, apps, etj
8. Menaxhon SEO/SEM dhe metoda të tjera për të rritur prezencën on-line.
9. Identifikon dhe aplikon mjete dhe stadarte që përmirësojnë proçeset, përvojën e klientit, marrëdhëniet me klientin, etj.
10. Planifikon dhe parashikon ecurinë për proçeset dhe detyrat që i përcaktohen.
11. Ndihmon në zhvillimin e kanaleve të reja dhe inovatore.
12. Monitoron konkurrencën dhe raporton për zhvillimet e tyre.
13. Zbaton të gjith udhëzimet e dhëna nga menaxheri i departamentit si dhe linjat e komunikimit.
14. Ndjek zbatimin e politikave të proçeseve të departamentit, si dhe të detyrave të tjera që i caktohen.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik, Marketing ose fusha të tjera të ngjashme.
2. Përvojë në pozicione të ngjashme mbi 5 vjet, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG.
3. Përdorues i mirë i gjuhës italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar.
4. Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Microsoft Office.
5. Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.
6. Njohje për përdorimin e programeve Photoshop, Illustrator, Indesign
7. Njohuri përdorimimi të Google Adwords.
Mënyra e Aplikimit
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën hr@eurolab.com.al
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për te cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotesojne kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Shënime
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.