Shpallje për pozicion vakant pune
Data e hapjes: 23 Mars 2023
Data e mbylljes: 3 Prill 2023
Titulli i pozicionit: Shofer/Logjist
Vendi: Tiranë
Koha e punës: Me kohë të plotë
Mbikëqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe zbatues në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore, fuqizimit ekonomik dhe vetmobilizimit të grupeve në nevojë dhe mbështetjen e qeverisjes vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efikase që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
Në këtë fazë, në mbështetje të implementimit te projektve, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e shofer/logjist.
Funksionet bazë të pozicionit:
Personi që do të mbajë pozicionin e shoferit/logjist pritet të sigurojë përmbushjen e nevojave për transport dhe sherbime logjistike për projektet dhe zyrën qëndrore të Fondacionit. Aplikanti që do të përzgjidhet do të:
Kryejë funksionin e shoferit dhe logjistit për nevoja të projekteve/zyres;
Mbajë dhe përgatisë planin e lëvizjeve te automjetit të zyrës dhe të mbajë librin e makinës/udhetimeve;
Kryejë inspektimin ditor te automjetit ne lidhje me karburantin, ujin, vajin, gomat dhe ndonje demtim apo mirembajtje të nevojshme;
Sigurojë mbajtjen pastër dhe të rregullt të automjetit;
Raportojë në lidhje me cdo incident që mund të afektojë sigurinë e makinës;
Inspektojë makinën dy herë në javë;
Jetë pergjegjës për transportin dhe dorëzimin në destinacion të materialeve/pajisjeve të ndryshme;
Supervizojë punime për mirëmbajtje të zyrave nga palë të treta;
Kryejë detyra të tjera që mund ti kërkohen në mënyrë të arësyeshme apo të rastësishme për mbarëvajtjen dhe maksimizimin e funksioneve të zyres.
Kompetenca profesionale dhe aftësi ndër-personale:
Patentë shoferi të vlefshme;
Njohuri mekanike bazë ( e preferuar);
Të jetë familjar me pajisjet GPS;
Njohuri mbi rrugë dhe lokacione kombëtare;
Arsim i mesëm i detyrueshëm;
Aftësi për të menaxhuar stresin në situata të vështira të drejtimit të makinës;
Aftësi të mira komunikuese, i besueshëm dhe i përpiktë;
Fleksibilitet për te punuar në orare të ndryshme;
Aftësi për të punuar i pa varur si edhe në grup;
I gatshëm për të drejtuar makinën në destinacione të largëta.
Eksperiencë:
Aplikanti duhet të ketë eksperiencë pune të paktën tre vite.
Aplikimi:
Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite e tyre janë të përshtatshme për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;
Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org
ose
në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla Nr.1, Kati 3, Ap. 8, Tiranë, jo më vonë se dt. 3 Prill 2023.
Aplikimet e dërguara mbas kësaj date nuk do të konsiderohen.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallim gjinie, etnie dhe fetare.