RRETH NESH:
Swiss line Spa eshte qender estetike me fokus ne trajtimet e fytyres dhe keshillimit per perdorimin e produkteve te kujdesit te fytyres ne shtepi. Me 17 vjet prezence ne tregun Shqiptar, eshte ne kerkim te zgjerimit te stafit te saj, duke ofruar nje ambient te sigurt & komod pune, si dhe mundesi per zhvillim personal & profesional.
PERSHKRIMI I PUNES
Estetistja eshte pergjegjese per dhenien e sherbimeve ndaj klientit qe perfshijne trajtimet per kujdesin e fytyres, trajtimet e trupit, masazh te trupit dhe depilim me dyll. Te kete aftesi ekselente komunikimi dhe nderpersonale per te ndertuar marrdhenie miqesore me klientet dhe stafin. Te promovoje tek klientet ne menyre aktive sherbimet, produktet dhe risite e qendres. Te ndihmoje recepsionin ne detyra si pergjigja e telefonit, plotesimi i orareve te klienteve ne sistem, rakodrim te kartelave te kienteve. Eshte pergjegjese per mbajtjen paster te ambientit te punes si dhoma e trajtimit dhe ambienteve te perbashketa.
PERGJEGJESI DHE DETYRA
Te performoje te gjithe sherbimet e ofruara nga Spa, brenda hapsires kohore
Te vleresoje sakte gjendjen dhe karakteristikat e lekures te cdo klienti
Te keshilloje klientet per trajtimet dhe produktet e duhura per kujdesin e lekures
Te kryej trajtime fytyre teknikave dhe produkteve te Swiss line, ofrohet trajnim
Te rishishikoje historikun e klientit, trajtime & produkte qe ka blere ne te shkuaren, per te ndertuar planin e produkteve & trajtimeve qe do ti prezantoje per ti shitur
Te mirembaje njohurite ne lidhje me produktet dhe sherbimet me te fundit qe ofrohen
Te perfshihet dhe bisedoje me klientet gjate trajtimeve mbi tema diskutimi qe lidhen me interesin e klientit
Te prezantoje ne menyre aktive, trajtimet, paketat, produktet dhe perfitimet e kartes se besnikerise
Te caktoje orare, ndryshime te orareve apo anullime, ne sistemin e Spa
Ti pergjigjet telefonit ne recepsion kur te jete e nevojshme
Te zhvilloje numrin e klienteve qe kerkojne sherbimet prej saj dhe te mirembaj raportin e ri-rezervimit per sherbime nga klientet
Te bej check in dhe check out klientet, si dhe te ri-caktoje trajtimin ne te ardhmen (gjithmon ti pyesi nese ata deshirojne qe te ricaktojne trajtimin e rradhes)
Te siguroje pastertine e dhomes perpara trajtimit dhe te pastroje pas trajtimit
Te mirembaje pastertine e ambienteve te perbashketa me stafin e qendres
Te kryej detyra suportuese per stafin tjeter te Spa, kur te jete e nevojshme
KUALIFIKIME
Formim profesional ne fushen e Estetikes / Kozmetologjise
Pervoja e meparshme e punes, ne fushen e kozmetikes ose estetikes eshte avantazh
Pervoje e meparshme pune ne shitje te produkteve perben avantazh
Njohja e Anglishtes ose e nje gjuhe tjeter te huaj
Njohuri bazike kompjuterike
KUALIFIKIME & AFTESI:
Te performoje trajtimet ne menyre konsistente
Te kete aftesi nderpersonale dhe komunikimi te shkelqyera
Te kete aftesi te mire te menaxhimit te kohes
Te kete aftesi shume te mira prezantimi dhe shitjeje
Te kete sjellje profesionale dhe etike
Te jete e afte te ndertoje dhe mirembaje marredhenie afat-gjata me klientet
Te jete e afte per te ruajtur te dhenat konfidencialet te klienteve
NE OFROJME:
Pozicion pune me kohe te pjeshme
Fleksibilitet ne Orare (Paradite/Mbasdite)
Ambient pune professional, te sigurt & modern
Mundesi shume e mire zhvillimi
Kompensim konkurues (Rroge Baze + Bonus)
Perfitime ne produkte & trajtime te markave qe tregton firma
APLIKUESET QE PLOTESOJNE KRITERET TE DERGOJNE CV NE ADRESEN office@swissline-al.com
*Ne respektim te Ligjit Nr.9887, date 10.3.2008 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale i gjithe informacioni i dergeruar nepermjet CV tuaj do te trajtohet ne menyre konfidenciale dhe nuk do ti shperndahet asnje pale te trete.