HMS (Hospitality Management & Services) operon në fushën e administrimit të ambienteve publike dhe private, komplekseve turistike, zonave të plazhit, bar & restorante, etj.
HMS shpall pozicionin vakant Financier.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në pozicionin Financier;
Diplomë universitare në shkencat ekonomike;
Njohuri shumë të mira dhe eksperiencë pune në programin FINANCA 5;
Njohuri në gjuhët e huaja anglisht dhe italisht;
Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Msc Office;
Aftësi për të organizuar punën dhe aftësi të mira komunikuese.
Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre, duke dërguar CV në adresën e e-mailit: [email protected]