Big Market, Rrjeti më i Madh i Supermarketeve, ofron pozicion vakant për Ekonomiste:
Ofrojmë kushte shumë të mira pune, pagë konkurruese në treg dhe mundësi për rritje profesionale.
Aplikantët që janë të interesuar për këtë pozicion pune por që nuk janë me banim në Tiranë i sigurohet akomodimi nga kompania.
Detyrat:
Kontrollon marzhin, shitjet, të ardhurat, shpenzimet dhe raporton në bazë ditore, mujore, tremujore dhe vjetore për to.
Bën plotësimin e formularëve të TVSH, SIG, TAP, Tatim në Burim, deklarimin online të tyre dhe pagesat brenda afateve të përcaktuara.
Bën rakordimin me furnitorët, rregullimin e artikujve me minus, rivlerësimin dhe kontrollin e kostove në sistem çdo ditë.
Ёshtë përgjegjës për regjistrimin e faturave në sistem dhe pagesat e furnitorëve sipas afateve të kontratave dhe stokut.
Bën çdo detyrë tjetër shtesë të caktuar nga administratori, Zyrat Qëndrore dhe i raporton ato në kohen e duhur.
Kualifikimet:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë Fakulteti Ekonomik/Dega Financë Kontabilitet.
Eksperienca në pozicione të ngjashme do të përbëjë avantazh.
Të ketë njohuri te mira të sistemit Financa 5.
Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
Njohuria për gjuhët e huaja do të përbëj avantazh,
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë Cv e tyre në adresën elektronike: hr@bigmarket.al
Adresa ku do të zhvillohen intervistat për pozicionin : Prush, Gropaj, Godina Tirana Cash & Carry dhe BigAlb.