Datech sh.p.k është një kompani e specializuar në zhvillimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të software-it për klientët në sektorin e teknologjisë së informacionit. Me qëllim që të ndihmojë organizatat të dixhitalizojnë shërbimet e tyre, kompania ofron gamë të gjerë shërbimesh që përfshin:
• shërbim konsulence
• krijimin, zhvillimin, implementimin dhe shitjen e programeve aplikative (software) të gatshëm për t'u instaluar
• mirëmbajtjen e aplikacioneve dhe sistemeve të informacionit
• menaxhimin e projekteve
• hedhjen, përpunimin dhe dixhitalizimin e të dhënave (data entry)
Me një ekip të specializuar të profesionistëve të IT, Datech sh.p.k ndjek standarde të larta të industrisë dhe përdor teknologjitë më moderne për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe inovatore. Me një histori suksesi dhe besimin e klientëve të tyre, kompania është një protagonist në tregun e IT në Shqipëri, e njohur për cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve të saj.
Detyrat
• Regjistrim i faturave të shitjeve dhe blerjeve për shpenzimet dhe të ardhurat.
• Regjistrimi i veprimeve të magazines dhe rakordim sipas lëvizjeve të materialeve.
• Kontrolli i shpenzimeve & të ardhurave mujore të gjeneruara.
• Rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontrollin e saktësisë së transaksioneve bankare në kontabilitet.
• Përllogaritja e kostove te mallit për çdo import sipas deklaratave doganore dhe njohja e tyre ne programin financiar.
• Të njoh legjislacionin fiskal shqiptar dhe marrrëdhëniet me sistemin tatimor.
• Raporte te ndryshme për hartimin e pasqyrave financiare.
Kualifikimet
• Të ketë mbaruar fakultetin Ekonomik. E preferueshme dega Financë.
• Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal.
• Të ketë eksperiencë pune si financiere minimalisht 3 vjet.
• Të njohë shumë mirë programet financiare dhe paketën Office.
• Të bashkëpunojë me stafin e departamentit për të gjitha detyrat.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
• Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresat e e-mailit si me poshtë:
marida.fonija@datech.al; Indrit.basha@fbs.al