LUFRA shpk, e krijuar mbi 29 vite më pare, është sot kompania më e madhe e produkteve te qumeshtit në vend.
Me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, dhe prezente në të gjithë Shqipërinë me mbi 40 produkte të ndryshme për konsumatorin.
Aktualisht, per zyrat e Tiranes kërkon të punësojë një Financier/e .
Detyrat dhe Pergjegjesite:
Vendos qëllimet dhe cakton objektivat për mbarëvajtjen e punës për Financën dhe Magazinën, cakton edhe metodat dhe procedurat për të arritur këto qëllime.
Kontrollon me kujdes të ardhurat & shpenzimet, inventarin fizik dhe fiskal të magazines.
Kontrollon në bazë periodike nivelin e eficencës dhe shfrytëzimit maksimal të burimeve dhe analizon kostot duke marrë masat e nevojshme për arritjen e një eficence maksimale.
Sigurohet që sistemi financiar funksionin tërësisht siç duhet si nga pikëpamja e mbledhjes së informacionit financiar ashtu edhe për sa i përket proceseve të përpunimit dhe gjenerimit të raporteve dhe analizave të sakta.
Manaxhon riskun që ndikon asetet dhe sigurohet që ato të mbahen në nivelet më të ulëta të mundshme.
Sigurohet që raportet e brendshme dhe të jashtme financiare përgatiten dhe shpërndahen brenda afateve.
Sigurohet që gjendja financiare të jetë në nivelet e duhura dhe që klientet të paguajnë në kohë, po kështu sigurohet që edhe shlyerja e furnitorëve të bëhet në kohë.
Përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të parasë, duke përfshirë: Monitorimin e arkës, faturimet dhe arkëtimet në kohë të borxheve dhe pagesa të pakryera.
Kualifikimet:
Te kete perfunduar studimet per shkencat Ekonomike.
Të ketë 3-5 vjet eksperiencë pune si Financier.
Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, përfshirë këtu edhe përdorimin e programeve financiare.
Te njohe mire procesin e fiskalizimit.
Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup.
Saktesi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet.
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura: CV të detajuar; Letër Interesi, tek zyrat qëndrore të Lufra ose nëpërmjet e-mailit: [email protected]