GoTech shpk, shoqeri shqiptare ne objekt te saj tregtimin me shumice dhe pakice te pajisjeve elektroshtepiake kerkon te punesoje:
Financiere-Kontabiliste
Ky pozicion eshte pergjegjes per regjistrimin ne kohe dhe kontrollin e te gjitha shpenzimeve administrative dhe shperndarjen e tyre ne qendra kostoje ,pergatitjen e situacioneve/raportimeve ekonomike te kerkuara .
Detyrat
Ndjek dhe kontabilizon shpenzimet per te gjitha kontratat e sherbimeve administrative .Kontrollon regjistrimet e shpenzimeve te dyqaneve dhe filialeve. Sigurohet se dokumentacioni per shpenzimet eshte i plote dhe i sakte.
Aplikon parimin e kontabilitetit rrjedhes ne regjistrimet duke u siguruar se shpenzimet regjistrohen me kohe ne çdo muaj.
Regjistron ne baza ditore te gjitha veprimet ne ditarin e bankes duke u siguruar se ka vonesa minimale ne reflektimin e balancave te sakta te llogarive bankare.
Siguron zhvillimin e vazhdueshem per stafin e Finances ne dyqane me qelllim rritjen e kapaciteteve kontabel dhe njohurive mbi regjistrimet e shpenzimeve.Kontrollon pagesat e kryera nga arkat e dyqaneve me qellim qe te jene te miratuara.
Mban nje standart te larte etik dhe profesional ne punen si kontabilist/e duke ndjekur politikat e kompanise, parimet, standartet dhe praktikat e shendosha te kontabilitetit ne punen e perditshme.
Koordinon punen me specilistin e thesarit dhe ben aplikimin ne sistem te pagesave dhe faturave perkatese me qellim pergatitjen e raportit te ditevonesave per furnitoret.
Pergatit librin e blerjeve mujore te shpenzimeve.
Kontrollon llogarite ne pritje ne periudha mujore.
Ben rakordimin e kreditoreve na baza 3-mujore.
I raporton rregullisht Drejtorit te Finances dhe permbush cdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga Drejtori i Finances
Kualifikimet
Te kete perfunduar studimet e larta per Ekonomik-Finance;
Te kete eksperience pune ne pozicione te ngjashme minimalisht 2 vjet;
Aftesi shume te mira komunikuese;
Njohese e programeve financiare, programi Navision perben avantazh;
Aftesi per te punuar ne grup.
Te gjithe personat e interesuar mund te dergojne nje kopje te CV dhe Leter interesi prane adreses se e-mail: hr@gotech.al
Ju mirepresim!