EKO-LETËR sh.p.k është një kompani e cila ka 13 vite që operon në tregun Shqiptar, si prodhuese e një shumëllojshmërie produktesh me bazë letre të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial si:
Çanta letre
Kuti kartoni
Letër ushqimore
Letër paketimi etj.
Kërkojmë që të punësojmë GRAPHIC DESIGNER (Full-time):
Përgjegjësitë kryesore:
Krijon imazhet ose i përshtat ato sipas preferencave të klientit.
Kontrollon dhe korrigjon fontet, grafikën, si dhe aspektet gjuhësore të punëve.
Siguron që dimensionet, ngjyrat dhe dizajni të jenë të sakta për punët që do të shtypen ose prodhohen.
Kryen montazhin e imazheve në përputhje me kërkesat e klientit, duke ruajtur formatin e brendshëm dhe paraqitur të gjitha detajet e nevojshme, përfshirë madhësinë dhe volumin.
Rakordon me agjentët e shitjes mbi: detajet e punimeve grafike, konfirmimin se kur duhet ta kalojë materialin për printim apo prodhim; afatin dhe specifikat e fotomontazhit të punimeve për t'jua ofruar më tej klientëve.
Ruan dhe arkivon në database informacionet grafike që kanë të bëjnë me standartin e ngjyrave të punimit/porosisë, punimet e kaluara për prodhim/printim, si dhe çdo detaj teknik në lidhje me to.
Siguron që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi të lartë brenda afateve.
Paraqet raporte të përditshme dhe mujore rreth progresit të punës së tij.
Realizon dhe dorëzon në kohë design-et e kërkuara.
Rakordon me Përgjegjësin përkatës në fund të çdo dite.
Përfshirë dhe detyra të tjera brenda profilit të punës.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
Diplomë universitare në degën Design.
Përvojë pune minimalisht 2 vite si Designer, Graphic Designer.
Njohuri shumë të mira të paketës Adobe(Illustrator, Photoshop); In-Design; Corel Draw; 3D Max.
Njohuri të mira të paketës MS Office.
Aftësi shumë të mira krijuese, dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
Gatishmëri në realizimin e detyrave.
Të punojë me orar të plotë/ Full-time.
Adresa: Rruga “Llazar Xhajanka”, ish Kombinati Tekstil, Tiranë
Dërgoni CV në adresën e e-mailit:
g.menagekoleter@hotmail.com / Kontakt: 0672009669