GoTech shpk, shoqeri shqiptare ne objekt te saj tregtimin me shumice dhe pakice te pajisjeve elektroshtepiake kerkon te punesoje:
Graphic Designer
Përgjegjësitë Kryesore:
Duhet të krijojë kontent i cila përfshin krijimin e imazheve, videove, kreativave të cilat përfaqësojnë markën dhe komunikojnë mesazhet kryesore në një mënyrë kreative duke mbajtur një imazh konsistent të markes përfshirë stilin e dizajjit, imazhet, tipografinë;
Ideon dhe prodhon kontent dhe kreativa për socialmedia, përfshirë këtu krijimin e videove dhe fotove të përshtatshme për platformat online;
Ka njohuri bazike të motion grafic për t’ju përgjigjur nevojave ditore të punës;
Bashkëpunon ngushtë me Specialistin online për të kuptuar objektivat e projekteve online dhe krijon asete të reja të cilat përputhen me objektiva /planet e dhëna;
I përkthen brief-et/përshkrimet dhe objektivat e fushatave marketing në kreativa të përshtatshmë për markën;
Punon me ekipin e marketingut për të hartuar dhe prodhuar kreativa për “outbound” marketing sic janë faqet e internetit, mediat sociale, reklamat në ekran dhe fushatat e postës elektronike.
Është përgjegjës për realizimin e desing të broshurës mujore të kompanisë dhe komunikimin sa më efektiv të produkteve dhe benefiteve;
Studion tregun dhe trendet e komunikimit online, vecanërisht rrjetet sociale për të identifikuar trendet e dukshme në secilën platformë dhe ka njohuri të thella për secilën platformë për të bërë rekomandime strategjike në lidhje me mundësitë ad hoc dhe përmbajtjen e ekskluzivitetit;
Ndjek brandimin e dyqaneve të reja duke bashkëpunuar ngushtë me arkitektin dhe kolegët e departamentit marketing;
Performon të gjitha kreativat për cdo fushatë të planifikuar në planin marketing vjetor të kompanisë në mënyrë efektivë dhe kreative;
Sugjeron përmirësimin e vazhdueshëm të komunikimit të brandit me qëllim rifreskimin e imazhit dhe ndjekjen e trendeve te tregut;
Cdo kreativë dhe kontenti i krijuar duhet të reflektojë markën dhe strategjinë ë komunikimit të markes;
Asiston dhe menaxhon bashkëpunëtorët e tjerë kreavtivë si fotografët, edituesit dhe animuesit;
Zhvillon koncepte dhe skema design në mbështetje të fushatave të kompanisë, duke përfshirë, broshura / fletëpalosje, prezantime, postë direkte dhe aplikacione të tjera dixhitale për të komunikuar objektivat e markës;
Organizon dhe menaxhon rrjedhën e punës;
Vendos procedurat, modelet dhe praktikat më të mira për të siguruar rregull, qëndrueshmëri, qartësi në stilin dhe komunikimin e produkteve të kompanisë.
Kërkesat e pozicionit & Eksperienca Profesionale
- Aftesi të mira grafike
- Aftësi për të përdorur paketën grafike Adobe: Photoshop, Illustrator, InDesign, PremierePro dhe Premiere Pro/After Effects;
- Eksperiencë minimumi 2-3 vite në fushën e dizajnit grafik e preferueshme në industrinë e lektronikeës dhe elektroshtepiakeve;
- Të jetë në gjendje të kuptojë nevojat dhe aftësinë e specialistit të marketingut për t'i shndërruar ato në projekte përfundimtare;
- Aftësi vizuale shumë të mira;
- Aftësi kreative;
-Të ketë njohuri për platformat dhe rrjetet sociale;
Te gjithe personat e interesuar mund te dergojne nje kopje te CV dhe Leter interesi prane adreses se e-mail: hr@gotech.al
Ju mirepresim!