Aladini Trade Partner Shpk, me një rritëm të lartë rritje çdo vit është bërë lideri i shitjeve online.
Menaxhojmë disa prej portaleve më të suksesshme në shitje si www.aladini.al www.bukinist.al www.beba.al www.idedhuratash.al
Departmenti: Financa
Vendndodhja: Zyrat Qëndrore
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Bën regjistrime në sistemin financiar operacional, faturave të shitjeve dhe blerjeve , aseteve, përgatitë dhe kontrollon faturat sipas procedurave të kompanisë;
Përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve bankare në system dhe rakordimin e gjendjes
Kryen mbylljen e Librave të TVSH-së dhe kryen rakordimin e tyre me sistemin kontabël;
Kryen rakordimin e kartelave të magazinave nën përgjegjësi
Është përgjegjës për kontabilizimin dhe njohjen e të ardhurave dhe shpenzimeve mujore .
Asiston në mbylljen e raporteve mujore brenda afateve të brendshme të përcaktuar nga kompania dhe ne mbylljen e bilancit.
Kryen zbardhjen e inventareve vjetore të kryera nga kompania nëe bashkëpunim me magazinierët e njesive.
Kryen rakordimin e klientëve apo furnitoreve sipas kërkesës nga ana e drejtimit;
Kryen kontrollin ditor të dokumentacionit të dërguar nga ana e njesive në mënyrë që të jenë në përputhje me procedurat e kompanisë dhe kontratat.
Asiston Shefin e Financës gjatë auditimeve tatimore dhe auditimeve të jashtme.
Kualifikimet dhe aftësite:
Diplomë Universitare në Financë ose ne vitin e fundit.
Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
Kushte e punës: Aladini Trade Partner shpk ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa [email protected] deri më datë 25 Gusht 2022.
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personal