KRON Construction është pjesë e "Pajtoni Group", një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.
Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertesh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës.
Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet ,në profilin Inxhinier Preventivues;
Përshkrimi Punës
Si Inxhinier Preventivues i Kron Construction ti je përgjegjës për përgatitjen e kostos dhe preventivat sipas zërave të kërkuar në projekt. Ndjek kostot dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.
Kontrollon situacionet mujore të nënkontraktoreve të dërguar nga Inxhinierët e kantireve, librezën e masave,analizë të çmimeve duke përfshirë dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për projektet;
Kryen rakordimet mujore për gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve si dhe ndjek kostot në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Departamentin e Financës ;
Përpilon ,harton dhe kontrollon preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen vetë kompania, për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare dhe aplikon çmimet njësi sipas analizave teknike të kompanisë;
Përgatit preventive të paketave tenderuese në bashkëpunim dhe me drejtuesit e kantireve;
Harton rishikon analizat teknike dhe manualin e çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
Koordinon me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmara për tu ndërtuar;
Kualifikimet që ju i ofroni KRON-it:
Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Experiencën pune në fushë e ndërtimit;
Aftësi në leximin, analizimin dhe shpjegimin e projekteve, korrespondencat e biznesit, kontrata, proçedurat dhe manualet teknike;
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
Zotëron aftësi të mira analitike, menaxhuese dhe bashkëpunon në grup;
Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etc;
Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i mirë verbal dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
KRON të ofron këto përfitime:
o Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
o Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
o Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese ne treg;
o Orar fleksibël;
o Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
o Mundësi rritjeje profesionale brenda grupit.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”