VEGA SOLAR SHPK shpall pozicione të lira pune në Tiranë:
- Inxhinier Elektrik
Përgjegjësitë kryesore:
Është përgjegjës në mënyrë direkte për zbatimin e projektit për impiant fotovoltaik.
Është përgjegjës në mënyrë direkte për projektimin e impiantit fotovoltaik.
Mban kontakt të vazhdueshëm me pergjegjesin e projektit dhe grupet e punës.
Jep zgjidhje problemeve të ndryshme në terren duke përfshirë montimin e paneleve fotovoltaike dhe pjesën AC të impiantit fotovoltaik.
Është përgjegjës për ndryshimin e projektit pasi konsultohet paraprakisht inxhinierin e projektimit.
Mbikqyr grupet e punës në terren për mbarëvatjen e proceseve të punës dhe sigurohet që sjellja dhe komunikimi mes pjestarëve të grupit të jetë korrekte.
Kërkesat e profilit:
Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
Aftësi të mira matematike dhe elektrike;
Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD;
Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
Minimalisht 2 vjet përvojë pune;
Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Inxhinier Elektrik ” ose kontaktoni ne numerin e celularit 0692021115
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.