EGS -Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi , instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim ,zbatim.
Cilësi ,shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!
Shoqëria 'Engineering Global Solution', pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
INXHINIER ELEKTRIK PER SISTEMET FOTOVOLTAIKE
Kërkesat:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinierisë Elektrike;
Të ketë eksperiencë në këtë fushë;
Të ketë eksperiencë në projektimin dhe zbatimin e sistemeve fotovoltaike;
Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
Të ketë aftësi planifikuese, organizative dhe monitoruese të punës së përditshme;
Të ketë aftësi raportuese;
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Të ketë aftësi në analizimin e informacionit dhe informimin e saktë të të tjerëve;
Të jetë i aftë të punojë në grup;
Të jetë i fokusuar në zbatimin e afateve të vendosura dhe të ketë aftësi për menaxhimin e situatave për arritjen e afateve të vendosura;
Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm për detyrat që i ngarkohen;
Të jetë i komunikueshëm, i shkathët, këmbëngulës.
*Paga shumë e kënaqshme në varësi të aftësive të kandidatit të zgjedhur.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)