VEGA SOLAR SHPK shpall pozicione të lira pune në Tiranë:
-Inxhinier Elektrik (Projektim)
Përgjegjësitë kryesore:
Është përgjegjës për të gjithë pjesën e projektimit të impianteve fotovoltaike;
Harton kostot e instalimeve elektrike dhe produkteve të tjera duke përgatitur preventivin total për klientët;
Përgatit ose koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
Bën analizën teknike të siperfaqjes së objekteve ku do kryhen montimet/ instalimet;
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
Planifikon, organizon dhe supervizon punën e ekipit elektrik për t'u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
Inspekton të gjithë pajisjet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës si dhe verifikimin e gjendjes së tyre si dhe rekomandojnë ndryshime të mundshme;
Realizon dhe ndryshon projektet fotovoltaike sipas ndryshimeve përkatëse;
Suporton nga ana teknike agjentin e shitjes në terren për matjet ose termat teknike për të qartësuar klientin;
Është në dijeni të cdo informacioni teknik për impiantet fotovoltaike, mënyrën e realizimit të tyre, strukturat e përdorura, inverterat e përshtatshëm dhe rolin akesorëve të cdo inverteri;
Raporton tek administratori i shoqërisë për të gjithë problematikat.
Kërkesat e profilit:
Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
Aftësi të mira matematike dhe elektrike;
Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD;
Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
Minimalisht 5 vjet përvojë pune;
Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Elektrik (Projektim)”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.