Kompania “ARKON CONTRACTOR shpk” kërkon të punësojë INXHINIER NDERTIMI NE ZYREN TEKNIKE
PERSHKRIMI I PUNES
Inxhinieri i Ndertimit ka si detyrë ndjekjen dhe mbikqyrjen e objekteve në ndërtim.
DETYRAT KRYESORE
Administron të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit në ndërtim, në dosjen përkatëse.
Kontrollon materialet që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore).
Përpunon projektet, harton situacionet, librezat e masave.
Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brenda kompanisë dhe njëkohësisht me supervizorin dhe investitorin.
KRITERET E KERKUARA
Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad.
Të ketë mbi 2 vjet experience.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, me foto dhe referenca, në adresën e-mail: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur nga C.V.-ja, do të kontaktohen për intervistë.