• Kreu
      • Rreth Portalit
      • Manual Postimi
      • Termat dhe Kushtet
      • Lajme
      • Kontakte
    • Listimi
      • Listimi me Filter
      • Listimi me Harte
    • Profili im
    • Shop24
    Shto Postim
    Logohu ose Regjistrohu
    0
    Shto Postim

    IT Manaxher

    • Apliko
    • Detajet
    • prev
    • next
    • Mesazh
    • Shperndaje
    • prev
    • next
    Pershkrimi i Punes

    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

    IT Manaxher
    Menaxheri IT menaxhon konfigurimin dhe mirëmbajtjen e Sistemeve të Tekonlogjisë së Informacionit dhe komunikmit ITK & rekomandon dhe jep sugjerime në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e tyre. Duke ofruar këto shërbime në mënyrë efektive dhe efikase & duke siguruar vazhdueshmerinë maksimale, sigurinë & integritetin e të dhënave dhe komunikimit.

    Roli dhe përgjegjësitë:

    Përgjegjës për hartimin, organizimin, modifikimin, dhe mbështetjen e sistemeve kompjuterike të kompanisë.
    Mbështet dhe bashkëvepron në mënyrë aktive në proceset dixhitale të biznesit dhe transformimin e vazhdueshëm të tyre në sisteme ERP, të integruara ose të veçanta.
    Menaxhon infrastrukturën e rrjetit të kompanisë, lidhjet me ISP, Internet, VPN duke siguruar cilësinë, sigurinë dhe kapacitetet e nevojshme për aksesimin e sistemeve brenda dhe jashtë ambienteve të CCBS.
    Menaxhon dhe mbikqyr monitorimin e sigurisë së aksesit të rrjetit të dhënave dhe sistemet e ruajtjes & arkivimit.
    Harton dhe menaxhon Planet e Rikuperimeve ne rast dëmtimesh të sistemeve dhe të dhënave, duke siguruar mjetet, infrastrukturën dhe udhëzimet e duhura & kryerjen e proeseve të planifikuara dhe testimet e nevojshme.
    Menaxhon dhe mban komunikimin me shërbimet nga palët e treta si ISP, shërbimet SaaS, IaaS etj,
    Menaxhon dhe mbikqyr administrimin e pajiseve qëndrore dhe fundore dhe të aplikimeve duke u siguruar për përditësimet e duhura.
    Ndërton draft buxhetin për IT dhe në bazë të buxhetit të miratuar sugjeron dhe autorizon blerjen / mirëmbajtjen e IT dhe pajisje dhe aplikacioneve sipas proceduarave përkatëse.
    Menaxhon aktivitetin e IT në bazë të politikave dhe proçedurave të kompanisë në përgjithësi dhe të IT në veçanti.

     

    Aftësitë dhe kualifikimet:

    Diplomë universitare në shkencat Kompjuterike ose Teknologjisë së Informacionit.
    Minimumi 5 vite përvojë pune në teknologji informacioni.
    Njohuri pune të sistemeve të teknologjisë së informacionit, parimet praktikat dhe zhvillimet aktuale.
    Aftësi drejtuese të mira për të organizuar punën e mirëmbajtjes dhe menaxhimin e projekteve.
    Aftësi për të analizuar proceset e biznesit, e të përmbushë kërkesat e dixhitalizimit dhe përshtatjen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
    Njohuri pune të aplikacioneve të dhënave dhe mbështetjen e bazës së të dhënave.
    Njohuri të sistemeve operative të pajisjeve fundore dhe qendrore duke përfshirë Windows dhe Linux, dhe protokollet, duke përfshirë TCP / IP, SMTP, SIP Telnet etj.
    Njohuri të sitemeve të ndryshme të komunikimit dhe bashkëveprimit si sistemet audio dhe video në pajisje fundore si IP phone apo aplikime softwarike, pajisje qendore si PBAX, Teleprezencë, apo Platforma si O365 etj,
    Njohuri pune metodologjike dhe aftësi të menaxhimit të problemeve.
    Aftësia për të shprehur konceptet komplekse teknike në mënyrë efektive, si verbale dhe me shkrim.
    Aftësia për të përmbushur detyrat në kohë dhe duke iu përmbajtur afateve dhe për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës me ekipin, kolegët dhe mbikëqyrësit.
    Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive verbalisht dhe me shkrim.
    Njohuri të mira te gjuhës Angleze dhe Italiane.

    Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: [email protected] brenda datës 20 Prill 2022.

    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
    Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
    .

    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.

    CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online ccbs.al, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

    CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

    CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.

    Detajet e Njoftimit
    • Data e Postimit
      July 22, 2022
    • Email
      [email protected]
    Ads

    Njoftime te ngjashme

    FACILE - CONSULENTI LINGUA ITALIANA

    • [email protected]
    • dt. 2022-05-17

    KONSULENT/MENAXHER SHITJE NÈ TERREN

      • dt. 2022-08-04

      Ofrohet vend pune Operator/e ne Showroom

      • [email protected]
      • dt. 2022-08-15

      Consulente Telefonici - Assicurazione Auto e Moto

        • dt. 2022-06-02

        Recepsioniste

          • dt. 2022-08-15

          Mesuese te Gjuhes Gjermane dhe Italiane

          • [email protected]
          • dt. 2022-08-15

          Shef Kuzhine

          • [email protected]
          • dt. 2022-08-15

          Help Desk

          • [email protected]
          • dt. 2022-08-15

          Shofer per transport karburanti

          • [email protected]
          • dt. 2022-08-15

          Shites ne Pike Karburanti Misto Mame

          • [email protected]
          • dt. 2022-08-15

          Zhvillues programesh

          • [email protected]
          • dt. 2022-08-15

          Parukier/e

            • dt. 2022-08-15


            Njoftimet jane falas dhe gjithmone do te mbeten per anetaret tane.

            Njofto Falas, ne cdo Kohe!

            Regjistrohuni ne Portal

            Adresa: Rruga Perlat Rexhepi, Tirane, 1019
            T: 067 674 4765 | E: [email protected]

            Facebook Instagram Linkedin Whatsapp
            © All Rights Reserved (TBRC)
            🔒 GDPR Cookie Consent & Compliance

            Cart

              • Facebook
              • Twitter
              • WhatsApp
              • Telegram
              • Pinterest
              • LinkedIn
              • Tumblr
              • VKontakte
              • Mail
              • Copy link
              Manage Cookie Consent
              Ne përdorim cookies për te siguruar përmiresimin në portalin tone.
              Funksionalitete Always active
              The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
              Preferences
              The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
              Statististika
              The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
              Marketing
              The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
              Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
              Preferenca
              {title} {title} {title}
              Whatsapp Facebook Instagram Linkedin