Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Pozicioni: Këshillues Klienti Profarma.
Vendodhja: Profarma, Tiranë.
Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!
Detyrat dhe përgjegjësitë në ekipin tonë:
Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;
Kërkesat:
✔️ Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
✔️ Përvojë pune në shitje me pakicë;
✔️ I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
✔️ Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
NEPTUN ju ofron:
🎁 Trajnim i vazhdueshëm
🎁 Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
🎁 Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
🎁 Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected]
Afati i dorëzimit: 20.06.2022
Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.