• Kreu
      • Rreth Portalit
      • Manual Postimi
      • Termat dhe Kushtet
      • Lajme
      • Kontakte
    • Listimi
      • Listimi me Filter
      • Listimi me Harte
    • Profili im
    • Shop24
    Shto Postim
    Logohu ose Regjistrohu
    0
    Shto Postim

    Koordinator Projekti

    • Apliko
    • Detajet
    • prev
    • next
    • Mesazh
    • Shperndaje
    • prev
    • next
    Pershkrimi i Punes

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

    Pozicioni: Koordinator Projekti
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Projektit/Zhvillimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Koordinatori ka për detyrë mbajtjen e marrëdhënies me klientët e vilave, përshtatja e kërkesave të tyre si dhe raportimin përkatës. Ai njeh shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij, përgatit vizatimet arkitekturore, përgatit paketat e tenderimit, programonproceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyrë cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve. Suporton në përgatitjen e propozimeve për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, fazat e kundërshtimit, kontrollet e devijimeve, paraqitjet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve të ndërtimit deri në ndërtim.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Mban korrespodencë dhe dokumenton informacionet e shkruara;
    Përgatit materialet për Raportet Periodike të projekteve;
    Përgatit shkresat zyrtare me palët e treta, pronarët, zhvilluesit, nënkontraktorët etj;
    Plotëson pozicionin e arkitektit të klientit për projektet pjesë e portofolit të Menaxherit të Investimeve, si:

    -Mbajtjen e marrëdhënies me klientët e njësive, përshtatjen e kërkesave të tyre si dhe raportimin përkatës,
    -Të njohë shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij,
    -Përgatit vizatimet arkitekturore sipas kërkesave të klientit,
    -Përgatit paketat e tenderimit,
    -Programon proceset e punimeve arkitekturore,
    -Koordinon me stafin e kantiereve për punimet e kërkuara, verifikon realizimin e tyre dhe mbikëqyr cilësinë e punimeve sipas afateve të paracaktuara;

    Suport në ndjekjen e grafikut të punimeve të dakordësuar më herët me kompaninë ndërtuese, përpilon raportin për mbarëvajtjen e punimeve;
    Suport në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për tenderim;
    Suport në përgatitjen e dosjeve me materiale tekniko ligjore për projektet;
    Suport në ndjekjen e afateve të kontratave dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e mbajtjes së penalitit nga palët;
    Suport në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim të projektit;
    Bashkëpunon me strukturat e tjera të shoqërisë për ndjekjen teknike të projekteve apo me kompani të tjera ndërtuese/ nënkontraktore/ konsulentë të jashtëm;
    Detyra të tjera që i ngarkohen nga Menaxheri i Investimeve.

    Edukimi: Të zotërojë diplomë Master në Arkitekturë

    Kualifikime të tjera:

    Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në projektim;
    Preferohet të ketë eksperiencë në zbatim/supervizim projektesh;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
    Njohuri të mira në programin Autocad;
    Shkallë e lartë etike profesionale dhe integriteti;
    Aftësi komunikimi të shkëlqyera me shkrim dhe të folur;
    Të ketë kompetenca teknike në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e punës
    Aftësi për të punuar në grup.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre, portofolin e projekteve dhe letrën e motivimit në [email protected]

    Afati i dorëzimit: 29/04/2022
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Detajet e Njoftimit
    • Data e Postimit
      April 15, 2022
    • Email
      [email protected]
    Ads

    Njoftime te ngjashme

    FACILE - CONSULENTI LINGUA ITALIANA

    • [email protected]
    • dt. 2022-05-17

    KONSULENT/MENAXHER SHITJE NÈ TERREN

      • dt. 2022-08-04

      Banakier/Kamarier - H&K @ Vala Mar

      • [email protected]
      • dt. 2022-04-27

      Consulente Telefonici - Assicurazione Auto e Moto

        • dt. 2022-06-02

        Inxhinier Mjedisi profili Energjitik

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-06

        Accountant

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-05

        Shofer

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-05

        Web Master

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-05

        ANALIST SOFTWARE

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-05

        ARKETARE

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-04

        Menaxhues/e Reklamash (Ad Manager)

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-04

        Rrobaqepese

        • [email protected]
        • dt. 2022-08-04


        Njoftimet jane falas dhe gjithmone do te mbeten per anetaret tane.

        Njofto Falas, ne cdo Kohe!

        Regjistrohuni ne Portal

        Adresa: Rruga Perlat Rexhepi, Tirane, 1019
        T: 067 674 4765 | E: [email protected]

        Facebook Instagram Linkedin Whatsapp
        © All Rights Reserved (TBRC)
        🔒 GDPR Cookie Consent & Compliance

        Cart

          • Facebook
          • Twitter
          • WhatsApp
          • Telegram
          • Pinterest
          • LinkedIn
          • Tumblr
          • VKontakte
          • Mail
          • Copy link
          Manage Cookie Consent
          Ne përdorim cookies për te siguruar përmiresimin në portalin tone.
          Funksionalitete Always active
          The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
          Preferences
          The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
          Statististika
          The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
          Marketing
          The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
          Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
          Preferenca
          {title} {title} {title}
          Whatsapp Facebook Instagram Linkedin