Kompania Albania Holidays (Tur Operator) me një eksperience 16 vjeçare në treg, ju ofron një mundësi të re që të bëheni pjesë e një profesioni të bukur, organizimit të udhëtimeve për të huaj në Shqipëri e rajon. Po kërkojmë njerëz të rinj, energjikë, pozitiv dhe fleksibël, të gatshëm të rritën me ne.
Koordinatore / Konsulete Turizmi
a) Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
1. Të zotërojnë në nivel profesional Anglisht dhe Italisht ose një gjuhë tjetër. Gjermanishtja është e preferueshme.
2. Të kenë arsim të lartë. Diploma për gjuhë të huaja, turizëm ose degë të ngjashme me të si psh, Administrim Biznesi / Menaxhim / Marketing përbën një avantazh.
3. Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese me koleget, klientët e partnerët tanë.
4. Të jenë persona pozitiv dhe entuziast për të përfituar njohuri të reja e për tu rritur në punë.
b) Detyrat e këtij pozicioni përbehen nga:
1. Vendosja dhe mbajtja e komunikimit me partnerë të huaj kryesisht nëpërmjet e-mailit.
2. Krijimi i paketave turistike për turistë individë ose grupe që duan të vizitojnë Shqipërinë.
3. Rezervimi, koordinimi dhe menaxhimi i udhëtimeve turistike, për turistët e huaj.
c) Të përzgjedhurit do përfitojnë:
1. Trajnim të plotë profesional në fushën e turizmit.
2. Zyra modernë, tek kompleksi KIKA2, ambient i qetë e profesional.
3. Pagë bazë tepër të kënaqshme dhe bonuse bazuar në performancë.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e parashtruara në pikat e seksionit a) të këtij njoftimi, janë të lutur, të dërgojnë CV-në e tyre në e-mailin: [email protected]