Evapify Albania është një kompani ndërkombëtare pjesë e Evapify Group me qendër në Poloni. Aktiviteti kryesor është tregtimi i cigareve elektronike në Shqipëri me produkt kryesor të saj Crystal Vape dhe GeekBar, lider aktual të tregut shqiptar. Në funksion të zgjerimit te kompanisë po kerkojmë Kordinator Logjistike.
Roli dhe përgjegjësitë
Përgjegjës per inventarin vjetor të aseteve fiks, stokut në magazinën qëndrore dhe barazimet e agjentëve të shitjes
Përgjegjës per porosinë e mallit dhe në bashkëpunim me departamentin kryen te gjithë procedurat ligjore për zhdoganimin e mallit dhe raporton për problematika.
Përgjegjës per anën logjistike të kompanisëTë bëj ngarkimin/shkarkimin e mallrave dhe regjistrimin e tyre në Magazinë
Të bëj pranimin e porosive
Të merret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë
Koordinon punën për lëvizjen e mjeteve nën administrimin e Evapify, me qëllim mbarëvajtjen dhe plotësimin e nevojave për lëvizje për të gjithë departamentet.
Harton raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit për cdo makinë të kompanisë dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara të konsumit.
Kryen të gjitha procedurat e nevojshme me kompanitë e sigurimit në rast aksidentesh të makinave të kompanisë, së bashku me përdoruesin e mjetit të përfshirë në aksident.
Kordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen në mënyrë të autorizuar të Aseteve fikse të Shoqërisë dhe monitoron në mënyrë sistematike për arritjen e objektivave të vendosura.
Detyra të tjera sic nevojiten/ kërkohen
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkenca ekonomike
Patent Klasi B
Language skills, Fluent in English
Aftësi analitike
Të perdorë paketën Microsoft Office
Ju inkurajojmë të dërgoni CV tuaj në adresën info.albania-hr@evapify.com
Suksese!
Cel. : info.albania-hr@evapify.com