Kompania Lufra, ofron vend pune Specialist Finance pranë zyrave qëndrore në Lushnje. Lufra ështëpjesë e grupit ADG shpk (Albanian Dairy Global), grupi më i madh dhe më i suksesshëm i qumështit në Shqipëri dhe zotëron markat: Lufra, TIDO, Beneta, Tradita. Ky grup shpërndan ekskluzivisht markat e mirënjohura Cremona, Nom, Bonizzi, Bylmeti, Estrella Damm, Paulaner dhe Dukat Water.
Detyrat
Kontrollon periodikisht kostot e prodhimit dhe ben alokim te duhur te shpenzimeve
Raporton ne lidhje me gjendjen kontabel te aseteve dhe ndjek nga pikepamja kontabel shtimin e vleres ose zvogelimin e vleres se aseteve.
Kontrollon në bazë periodike nivelin e eficencës dhe shfrytëzimit maksimal të burimeve dhe analizon kostot duke marrë masat e nevojshme për arritjen e një eficence maksimale.
Manaxhon riskun që ndikon asetet dhe sigurohet që ato të mbahen në nivelet më të ulëta të mundshme.
Raportim dhe rakordim periodik ne lidhje me analizat e kostove, gjendjen e stokut te lendes se pare, dhe proceseve te prodhimit.
Detyra te tjera qe i caktohen ne lidhje te drejteperdrejte me pozicionin.
Kualifikimet
Diplomë Universitare në Ekonomi/Finance
Minimumi 3-5 vite eksperiencë ne kete fushe.
Njohje e thelluar e parimeve dhe llogarive kontabel
Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur dhe të shkruar.
Aftësi për të punuar e pavarur dhe të marrë vendime nën stres.
Njohuri te gjuhes Angleze
*Transporti per qytetin e Lushnjes dhe Fierit mbulohet nga kompania
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV tuaj në email: hr@lufra.al.
Cel: 069 206 0294