Kompania Lufra, pjesë e LUFRA FOODS, qe prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme
si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat.
Gjithashtu ështe distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare
si Cremona, Bonizzi, Jaffa, Nom, Estrella Damm, Heymans, Komos Tequila, The London Essence, Bylmeti etj.
Aktualisht ne kuader te zgjerimit te departamentit tone te Blerjeve jemi duke kërkuar një Menaxher Blerje me bazë në Tiranë
Detyrat dhe Pergjegjesite:
Protokollimi i blerjeve në kohë dhe me saktësi;
Përpilimi i grafikut të blerjeve, monitorimi i progresit dhe hartim i një plani të rifreskuar;
Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen,
gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emri dhe historia e furnitorit;
Analizimi i çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe çdo të dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mire;
Negocion, rinegocion dhe administron kontratat me furnitorët, vendorët dhe përfaqësues të tjerë;
Monitoron ngarkesat për t'u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;
Komunikon statusin e porosive me ndihmën e fabrikës për t'u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;
I lokalizon furnitorët e materialeve/pajisjeve dhe i interviston ata për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;
Ndihmon në kontrollimin e buxhetit të departamentit të blerjeve;
Ndihmon në hartimin dhe rishikimin e neneve të kontratave të porosive të blerjeve, në përshtatje me politikat e kompanisë;
Mbikqyr dhe analizon tregun dhe sistemet e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërine e materialeve/pajisjeve aktualisht dhe në të ardhmen;
Zhvillon dhe zbaton udhëzimet e Administratorit, politikat dhe procedurat e shoqërisë;
Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhe nënkontraktorët;
Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.
Kërkesa dhe Kualifikime:
Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme.
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet.
Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
Njohuri shumë të mira kompjuterike, sidomos paketat MS Office;
Patente të vlefshme drejtimi.
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV tuaj në email: hr@lufra.al