ARKA hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë.
Ne jemi në kërkim të postit: Menaxher/e Eventesh.
Përshkrim i përgjithshëm:
Si Menaxher/e Eventesh do të jeni përgjegjës për krijimin e strategjive dhe arritjen e objektivave për departamentin e eventeve. Organizimin dhe mbikëqyrjen e eventeve nga ideja deri në realizim.
Detyrat;
Në bashkëpunim me menaxherin e shitjeve krijon dhe implementon paketa/shërbime për evente, konferenca etj;
Maksimizon të ardhurat përfshirë parashikimet dhe raportimet e sakta dhe në kohë;
Bashkëpunon me menaxherin e hotelit dhe menaxherët e departamenteve të tjerë për të garantuar mbarëvajtjen e eventeve që zhvillohen në hotel;
Të krijojë dhe zbatojë një kalendar eventesh gjatë gjithë vitit;
Të ketë aftësi të mira planifikimi, shitjeje, organizimi dhe negocimi;
Menaxhojë aspektin administrativ të një eventi duke përfshirë kontratën, negocimin e detajeve, parashikimin e të ardhurave, raportimin dhe mundësitë e rinovimit të kontratës;
Realizojë planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave;
Kujdeset që të zbatohen me përpikmeri kushtet dhe kërkesat e klienteve në kohë dhe në cilësi të shkruara në kontratë;
Kryen takime dhe komunikon, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekszistues dhe klientët e rinj;
Ndjek deri në përfundim të gjitha transaksionet financiare, duke siguruar që të gjitha të ardhurat për shërbimet e ofruara janë mbledhur;
Kujdeset të ketë një imazhi profesional gjatë gjithë kohës;
Kandidatët duhet të jenë fleksibël në orare dhe të gatshëm të ndjekin zhvillimin e eventeve;
Kualifikimet:
Të kenë mbi 3 vjet ekperiencë në këtë pozicion, e preferueshme në industrinë e hotelerisë;
Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznes, Hoteleri Turizem, (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët;
Të kenë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
Duhet të jenë të pajisur me patentë;
Shënim: Preferohen persona që kanë eksperiencë dhe/ose njohin sektorin e Turizmit. Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresën e emailit hr@atdg.al ose të telefonojnë në numrin e telefonit: Cel. : +355686082912.
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!