Xhaferraj Alumin shpk me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushen e aluminit,
prezente jo vetem në tëgjithë tregun shqiptar por edhe ate te huaj duke ofruar një gamë të gjerëproduktesh dhe sistemesh,
është në kërkim të stafit të ri.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompaniaofron vend te lire pune ne pozicionin:
MENAXHER/E MARKETINGU NE FUSHEN E ALUMINIT (TIRANE )
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
· Përfaqësimi i kompanise në evente të ndryshme;
· Manaxhimi i rrjeteve sociale të kompanise;
· Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë
· Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare.
· Përgatit plane për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
· Të gjejë rrugë të ndryshme kreative për marketimin e produkteve tona;
· Raporte për produkte dhe shërbime të reja, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
· Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
· Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
· Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja.
· Bashkëpunon me kryeshitësat për të gjeneruar ide dhe iniciative konkuruese dhe motivuese për shitesat;
· Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
· Zbaton detyra të tjera që i caktohen;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;
Eksperiencë Pune: Përbën përparësi përvoja e punes, kryesisht në fushën e menaxhimit.
Aftësi:
· Aftësi për studimin e tregut;
· Aftësi krijuese;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
· Të jetë i shkathët, me ide kreative dhe shumë dinamik;
· Eksperiencat jashtë shkollore, trajnimet përbëjnë avantazh;
· Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
· Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit.
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën xhaferrajalumin@gmail.com me subject: “Manaxher/e Marketingu dhe Shitje” . Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15.09.2023
Nr tel: 0689040257