Lamthi Group, kompani lider në fushën e ndërtimit, termohidraulikës dhe teknologjisë së ujit, ndërtimit të pishinave dhe SPA-ve.
Distributor eksluziv i shumë markave Italiane dhe Gjermane të njohura në gjithë botën.
Kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e saj të biznesit.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, profesionalizmi, klima harmonike dhe shpirti i skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
Shpall pozicion pune vakant: Menaxher/e Marketingu me orar të plotë.
KRITERET QE DUHET TE KETE JANE:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në këtë pozicion.
Mosha e preferuar 22-40vjeç.
Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve.
Të jetë e motivuar dhe me dëshirë për të punuar.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja Anglisht dhe Italisht.
Leje drejtimi Klasi B.
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto, referencat dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni,
në adresën: info@lamthi.com dhe hr@lamthi.com
numër kontakti 068 4075594.
Adresa: Rruga dytësore Autostrada Tiranë-Durrës, km 3
www.lamthigroup.com
Aplikimet janë të limituara; vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.