“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:
Menaxher/e Pastrimi
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheria e Pastrimti do të jetë përgjegjëse për organizimin, planifikimi, menaxhimi dhe mbikqyrjen e proceseve të pastrimit të ambjenteve të përbashkëta dhe atyre individuale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Zhvillon dhe koordinon punën e brigadës së pastrimit me grafik dhe plane të detajuara për pastrimin e ambjenteve;
Inspekton punën e brigadës së pastrimit për të siguruar efikasitetin e saj dhe përfundimin e proceseve të punës sipas afateve të caktuara;
Panifikon trajnimin e punonjësve për procese të ndryshme të punës dhe përdorimin e makinerive;
Dizenjon produkte në fushën e higjenës;
Përgatit situacione dhe kërkesa për materialet e nevojshme për gjelberimin e sipërfaqeve të ndryshme;
Ndjek mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e kontratave të lidhura;
Përzgjedh dhe prokuron furnizimet me detergjentë pastrimi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
Të ketë minimalisht 5 vjet punë;
Të analizojë, vlerësojë dhe koordinojë planifikimin e punëve të nevojshme si dhe të përmbushi qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor;
Të koordinoj dhe përcaktoj pajisjet e personelit dhe materialet e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;
Të përgatisë raporte të qarta, konçize dhe të plota për punën në sektorin e përkatës;
Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;
Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912