Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e Menaxherit të Turizmit për strukturat që kompania ushtron aktivitetin e saj.
Menaxher Turizmi
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Turizmit është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Maksimizojnë të ardhurat nëpërmjet marketimit të produktit, menaxhimit dhe rritjes profesionale të stafit;
Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
Analizojnë shifrat e shitjes dhe hartojnë strategji për menaxhimin e të ardhurave;
Drejtojnë dhe monitorojnë punën e recepsionit në lidhje me rezervimet, anullimet dhe zbatojnë me përpikmëri politikat e resortit/objektit të akomodimit;
Monitorojnë inventarët mujore të pajisjeve dhe furnizimeve me pajisje;
Sigurojnë që blerjet të jenë brenda buxhetit dhe nga furnitorë të miratuar për rastet e emergjencave apo ofertave më të mira të tregut;
Përgatitja e parashikimeve dhe buxheteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës sipas standardeve dhe shpenzimeve për të cuar aktivitetin drejt një biznesi fitimprurës;
Monitorojnë arkëtimet e drejtpërdrejta të klientëve dhe leshojnë faturat përkatëse, pagesat e komisioneve të agjensive apo kompanive bashkëpunëtore;
Rekrutojnë punonjës të kualifikuar dhe kryejnë trajnimin e tyre në përputhje me procedurat dhe standartet e punës së kompanisë;
Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
Planifikojnë punën ditore të e stafit, mbikëqyrin dhe motivojnë ata në kryerjen e detyrave përcaktuara;
Krijojnë databasën e klientëve që kanë frekuentuar resortin, kujdesen për etikën e komunikimit, në dërgimin e mesazheve të herëpasherëshme (falenderime, urime dhe oferta të ndryshme);
Sigurojnë që të gjitha çështjet e lidhura me klientët të zgjidhen në përputhje me qëllimet dhe objektivat e kompanisë;
Kërkojnë dhe identifikojnë bashkëpunëtorë të mundshëm brenda apo jashtë vendit për rritjen e numrit të klientëve për shërbimet që ofrohen;
Krijojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të rinjë si një strategji për rritjen e shitjeve përmes thirrjeve telefonike për shitje, paketa të ndryshme, mesazhe mirësjelljeje, etj.;
Inspektojnë dhe dokumentojnë gjëndjen dhe pastërtinë e ambjenteve;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’;
Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
Duhet të jenë të pajisur me patentë
Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.al;
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912