Xhaferraj Alumin shpk me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushen e aluminit, prezente jo vetem në të gjithë tregun shqiptar por edhe ate te huaj duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania ofron vend te lire pune ne pozicionin: MENAXHER/E SHITJESH NE TERREN (ne fushen e aluminit)
PËRSHKRIMI
Pozicionii punes është i lidhur mes punës në zyrë dhe asaj në terren, me përgatitjen e fushatave të ndryshme dhe kontaktimin me kompanitë te ndryshme, analizën e raporteve mbi ecurinë e produktit, mbikqyrjen e shpërndarjes, etj.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
· Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen,
· Raporte per zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj,
· Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja,
· Menaxhon produktet ekzistuese dhe krijon bazat për produktet e reja,
· Kryen analiza të ndryshme strategjike shitjeje, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markës,
· Raporton tek Drejtorët e Shitjeve / Eprorët,
· Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial.
KUALIFIKIMET / KËRKESAT
· Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë,
· Studimet pasuniversitare në fushën e menaxhimit/marketingut përbëjnë avantazh,
· Eksperience pune ne fushen e menaxhimit, shitje/marketing,
· Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit,
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze,
· Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planikuese, projektuese dhe komunikuese.
Ne ofrojmë - Pagë motivuese dhe konkuruese në treg - Atmosferë miqësore dhe dinamike.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Menaxher shitjesh ne terren.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Aplikimet mbyllen më 20.02.2023
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me kondencialitet të lartë