Kush jemi neSoft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:
zhvillimi i programeve të dedikuara;
integrimi dhe implementimi i sistemeve;
mirëmbajtjen e sistemeve;
trajnime;
konsulenca
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon në bashkëpunim me ekipin gjatë gjithë ciklit të zhvillimit të produktit.
Azhornon në kohë reale raportet e ecurisë së projektit dhe të grupit të zhvillimit.
Përditëson në mënyrë periodike çdo dokument që lidhet me implementimin dhe mirëmbajtjen e projektit.
Përgatitja e dokumenteve dhe pajisjeve që nevojiten për trajnimin/prezantimin e projektit.
Trajnimi i përdoruesve të sistemit gjatë fazës së fundit të projektit.
Organizon kërkesat për ndryshime nga kërkesat e klientit.
Aftësitë e kërkuara:
Scrum
Të ketë mbaruar bachelorin.
Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
Aftësi në përgatitjen e dokumenteve.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar.
Ndershmëri dhe integritet.
Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë.
Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me pak mbikëqyrje.
Avantazh do të kenë aplikantët që:
Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8 për Menaxhim Biznesi, Ekonomik, Juridik.
Janë të pajisur me leje drejtimi të automjetit.
Kanë eksperiencë të mëparshme në menaxhim projekti.
Cel. : https://softsolution.al/soft-s