“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:
Mirëmbajtës i Rrjetit Hidraulik
Përshkrim i përgjithshëm
Mirëmbajtësi i Rrjetit Hidraulik do të jetë përgjegjës për inspektimin dhe zgjidhjen e problematikave të rrjetit hidraulik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Njohjen me përpikmëri të shtrirjes së rrjetit hidraulik dhe llojeve të materialeve të përdorura në to;
Eleminimin në cdo kohë të problemeve hidraulike të krijuara në Rezidencë, qofshin ato të klientëve ashtu dhe të ambjenteve të përbashkëta;
Zbatimin e procedurave të përcaktuara nga departamenti;
Konstatimin dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme për mirëmbajtjen rutinë dhe atë të jashtëzakonshme të rrjetit hidraulik;
Raporton me shkrim për problemet e konstatuara dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Të ketë mbaruar arsimin mesëm;
Të ketë minimalisht 3 vjet pune;
Të ketë mbaruar kurse të arsimit profesional në degën hidraulike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, planifikuese dhe organizuese;
Të punuoj në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;
Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;
Aplikantët e interesuar, të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912