Top Line sh.p.k është një kompani lider në tregun Shqiptar në fushën e tregëtimit të mobiljeve
për zyra dhe shtëpi nga markat më të njohura Italiane.
Top Line po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin Montues mobiljesh
Roli dhe përgjegjësitë:
Të sigurojë një produkt të ndërtuar mirë, duke ndjekur me përpikmëri udhëzimet dhe proceset e detajuara të montimit të mobiljeve.
Gjatë hapjes së ambalazhimit të mobiljeve, të tregohet i vëmendshëm dhe të kontrollojë nëse të gjitha pjesët janë të disponueshme.
Të raportojë në kohë për çdo problem, pjesë të munguar ose me defekt nëse do të ketë.
Të mbajë zonat e punës të pastra, të organizuara dhe pa rreziqe për pjesëtarët e tjerë në ekipin e punës.
Të komunikojë në mënyre korrekte me klientët dhe kolegët.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Min. 1 vit eksperiencë të mëparshme në montim mobiljesh.
I aftë të lexojë dhe ekzekutojë udhëzimet e montimit, vizatimet dhe manualet.
Të zotërojë koordinim të mirë dorë-sy dhe aftësi mekanike.
I familjarizuar me pajisjet e montimit të mobiljeve (manuale dhe elektrike).
I vetë-motivuar, energjik dhe komunikues i mirë.
Të interesuarit duhet të kontaktojnë në numrin celular 069 60 53034
ose të dërgojnë një kopje të CV-së në adresën office@topline.al
brenda datës 8 Mars 2023.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.
* Top Line siguron kandidatët se të dhënat personale të pranishme në CV-të e mbledhura përmes portalit online, për pozicione të lira pune,
do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”.