Distributor farmaceutik Evita Sh.p.k, kërkon të punësojë motorist me kriteret si më poshtë:
Kriteret e nevojshme:
Të zotërojë lejë drejtimi për motoçikletë
Të jetë i komunikueshëm
Përbën avantazh eksperienca e mëparshme
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
Kryen lëvizjen e materialit (pajisje ose produkte) në destinacionin e kërkuar;
Kujdeset që materiali/produktet të dorëzohen tek klienti të rregullta dhe të padëmtuara;
Kujdeset që në momentin e dorëzimit të produktit të plotësojë dokumentacionin përkatës i cili vërteton dorëzimin e produktit dhe marrjen e pagesave nga klienti;
Kujdeset për mirëmbajtjen e mjetit dhe nëse konstaton defekte njofton eprorin e tij;
Ndihmon në kryerjen e detyrave të ndryshme kur i kërkohen nga eprorët e tij;
Të interesuarit mund të kontaktojnë në nr e telefonit: +355 42 20 40 08
ose në adresën e email: [email protected]
Afati i aplikimeve: 30.08.2022
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.