NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 31 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
“Oficer I Sigurise se Informacionit (ISO)”
Ne Drejtorine Qendrore
Detyrat kryesore:
Harton, implementon dhe mirëmban Poltikat e Sigurisë Kibernetike si dhe procedurat përkatëse.
Monitoron dhe kontrollon pajtueshmërinë me politikat e sigurise kibernetike.
Kryen vlerësime të rrezikut të sigurisë kibernetike për të identifikuar rreziqet dhe për të përcaktuar masat mbrojtëse me kosto efektive.
Heton shkeljet/incidentet e sigurisë kibernetike
Menaxhon programin e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike dhe trajnon personelin e FED Invest mbi përgjegjësitë dhe rreziqet e sigurisë kibernetike.
Monitoron tendencat dhe kërcënimet e reja në sigurinë kibernetike, ndjek trajnime për të qenë i përditësuar me çështjet më të fundit të sigurisë.
Raporton tek Keshilli Drejtues për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë kibernetike në baza të rregullta ose ad-hoc kur kërkohet.
Kriteret:
Arsim i Lartë për shkenca kompjuterike.
Njohje e kuadrit rregullativ dhe ligjor lidhur me sigurine e informacionit, privatesine dhe krimin kibernetik.
Njohuri mbi standardet ISO 27001, ISO 27002, ISO 27005, NIST 1.1/2.0, SANS etj.
Njohuri mbi kercenimet e sigurise se rrjetit dhe aftesia per te implementuar kontrolle parandaluese perfshi firewall-et, sistemet e kontrollit te aksesit, sistemet e detektimit te nderhyrjeve IDS, rrjetat virtuale private VPN, kriptografine.
Njohuri te koncepteve te sigurise per Active Directory, LDAP, teknologjive te fjalekalime njeperdorimeshe (One-Time Password), SSL, enkriptim, IDS/IPS, SIEM, detektimit te programeve keqdashese malware, firewall te rrjetit dhe firewall te applikacioneve web, foresnics ne ambientet cloud.
Aftesi ne vleresimin e dobesive (vulnerability) dhe ne perdorimin e mjeteve te testeve te penetrimit ne rrjetat kompjuterike (penetration test) dhe njohuri te thella ne rrjetat, switch-et, router-at, firewall-et.
Aftesi ne konfigurimin, zhvillimin dhe monitorimin e infrastruktures se sigurise.
Certifikime te tilla si CISA, CISM, CISSP, Security+, CySA+ jane te preferueshme.
Eksperience ne implementimin dhe forcimin e politikave, standardeve dhe procedurave ne nje ambient kompleks.
Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe të punës në grup.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: bpeci@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:
- CV ne gjuhen Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 22.09.2023.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.