Credital SHPK, një institucion financiar i cili operon në tregun shqiptar që prej vitit 2019 kërkon të punësojë: Oficer per mbledhjen e borxhit.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
a. Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve nën drejtimin e Drejtorit Juridik;
b. Të administrojë marrëdhëniet me klientët e portofolit duke synuar maksimizimin e të ardhurave në krahasim me rrezikun kreditor të ndërmarrë;
c. Të hetojë, të analizojë gjendjen financiare dhe të rikuperimeve të pritshme të burimeve të tjera të mundshme të ripagimit nën përgjegjësinë e tij / saj;
d. Të prezantojë në nivelet aprovuese vlerën, kohëzgjatjen, garancitë dhe kushtet e riskut të kredisë që secili klient paraqet për bankën dhe miratimin e planit të ristrukturimit / rekuperimit;
e. Ndjek të gjitha procedurat dhe politikat sipas udhëzimeve dhe rregulloreve të institucionit;
f. Të sigurojë kontrollin cilësor të përmbushjes dhe korrektësisë së propozimeve;
g. Të monitorojë ripagimet dhe propozojë ristrukturime kudo që të jetë e përshtatshme;
h. Përgjatë punës së tij të përditshme të dërgojë letër porosi dhe të kontaktojë klientët apo familjarët e tij, si dhe të mbajë takime të vazhdueshme me klientin.
i. Të jetë përgjegjës për arritjen e objektivave të vendosura në Bisnez-Planin javor-mujor;
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
· Arsim i lartë
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
· Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave;
· Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë;
· Të ketë aftësi negociuese;
· Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit;
· Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit;
· Të dijë të përdorë mirë kompjuterin (excel,word etj);
· Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës;
· Licensa e drejtimit të automjetit (e detyrueshme)
Ofrohet page baze + perqindje ne baze te performances.
Benefite te tjera: Ne perdorim jepet makine dhe telefon celular.
Personat e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën e e-mail: hr@credit.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit Cel: 0697041173