Oficer Rekuperimi Kredie në Terren
Detyrat
Oficeri i rekuperimit te kredive raporton tek Drejtori i Degës dhe kryen detyrat e mëposhtëme:
Të ndjekë të gjitha proçedurat dhe politikat sipas udhëzimeve dhe rregulloreve të institucionit;
Të qëndroje i informuar në mënyre sistematike dhe korrekte me ndryshimet e proçedurave dhe të produkteve të institucionit.
Të siguroje informacion në lidhje me kreditë dhe shërbimet tek klientët;
Të intervistoje klientët dhe vlerësojë përshtatshmëritë e përgjithshme të tyre, për aplikimin e kredisë;
Të mbledhi dokumentacionin e kërkuar nga klienti;
Të jetë përgjegjës për arritjen e objektivave të vendosura në Bisnez-Planin javor-mujor;
Zhvillon ngritjen profesionale nëpërmjet njohjes së eksperiencave bashkëkohore dhe kualifikimeve të ndryshme.
Kualifikimet
Diplomë të shkollës së lartë në fushen Ekonomik - Juridik përbën avantazh;
Përvojë të ngjashme pune përbën avantazh, por nuk është kusht i domosdoshëm
Të jetë i mirëorganizuar;
Te ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point);
Te ketë leje drejtimi (patente).
Paga 50 mije leke + bonuse
Shënime
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në: [email protected]