INCOMED shpk në kuadër të zgjerimit të stafit dhe produkteve të kompanisë kërkon të punësojë Përfaqësues Mjekësor - Medical Representative :
Përgjegjësitë:
• Promovon produktet e kompanisë dhe është përgjegjës mbi shitjet sipas planit
• Zhvillimin dhe përmirësimin e njohjes së produkteve
• Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj, planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Infermieri, Farmaci, Bio-Kimi)
· Aftësi shumë të mira negociuese dhe komunikuese
· Eksperiencë minimumi 1 vit
· Të ketë njohuri të mira kompjuterike, paketa office
· Të ketë aftësi shumë të mira analitike
· Aftësi vendimarrëse
· Patentë e klasit B
Kushtet e punës:
-Kushte shumë të mira pune
-Ambient miqësor dhe bashkëpunues
-Pagë e kënaqshme + Bonus për arritjen e targetit
-Makinë personale
-Mjete pune (telefon, materiale pune etj. )
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën : [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë!