Digital Group është një kompani e cila ofron konsulencë 360° për konfigurimin fillestar të mjedisit të zhvillimit web dhe software.
Ne krijojmë zgjidhje softuerike të personalizuara të dedikuara për fusha të ndryshme aplikimi si ato: industriale, të shërbimit, të administratës publike apo freelance.
Jemi vazhdimisht në kërkim të strategjive, teknologjive dhe metodologjive të reja të nevojshme për zhvillimin e projekteve të kompanive partnere prestigjoze të tregut Shqiptar dhe atij Europian.
Por jo vetëm; ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të mendjeve të reja dhe ambicioze, të cilët janë duke kërkuar për mundësi për të hedhur hapat e parë dhe për t’u rritur në fushat e së ardhmes.
Për një projekt të ri në bashkëpunim me një kompani prestigjoze italiane, ne kërkojmë Projektues të Rrjetit me Fibër Optike (pozicion junior).
Përgjegjësia kryesore e Projektuesit të Fibrave Optike është të ofrojë asistencë tekNjë projektues i fibrave optike harton dhe zhvillon rrjetet e komunikimit në vizatimin e punës së prodhimit, të tilla si analiza, dizajni i rrjetit të fibrave optike, planimetria, planet e lidhjes së fibrave, kanalet kabllore dhe rrugëtimi, dhe llogaritjet për detyra jo rutinore me shumëllojshmëri dhe kompleksitet të konsiderueshëm. Projektuesi duhet të marrë përsipër hartimin e projektit duke përzgjedhur variantin me optimal, etj.
Kërkesat:
Njohuri të programeve te vizatimit, GIS, Arcmap, Autocad.
Preferohen persona me bachelor.
Një përvojë minimale do të ishte e preferueshme.
Vëmendje ndaj detajeve dhe vullnet e ambicje për të qenë gjithmonë në proces të mësuari dhe zhvillimi të vazhdueshëm.
Cfarë ofrojmë ne:
Ofrojmë mundësinë që kandidatët të thellojnë njohuritë e tyre dhe te zhvillohen në fushë nëpërmjet trajnimeve të shumta, duke dhënë edhe mundësinë e rritjes në karrierë.
Krijimin e mundësive për njohjen e kandidatëve me standardet europiane të projektimeve.
Kontratë të rregullt pune.
Ambient i këndshëm pune në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Per të aplikuar dërgoni CV tuaj: hr@digitalgroup.al