"Klinika EGO" (www.ego.al), klinikë e specializuar në ofrimin e konsulencës psikiatrike dhe psikologjike, është në kërkim të një Psikologu/e Klinik me kohë të pjesshme ose të plotë
Pozicioni:
- Psikolog Klinik
Detyrat e punës:
- Te kryej vlerësimin e funksionimit psikologjik dhe mendor, si pjesë e vlerësimit multidimensional që i bëhet pacientit pas kontaktit të parë në shërbim.
Vlerësimi mund të bëhet në bazë të intervistës së strukturuar klinike, ose duke përdorur teste të standardizuara të aftësive mendore ose psikologjike.
- Të ofroj këshillim psikologjik duke nxitur pacientët të shprehin ndjenjat e tyre dhe të diskutojnë mbi çfarë i shqetëson në jetën e tyre dhe të zhvillojnë një njohje më të mirë të vetes dhe marrëdhënieve me të tjerët.
- Të ofroj ndërhyrje terapeutike afatshkurtra dhe afatgjata individuale dhe në grup. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që pacienti ose klienti të kuptojë natyrën e çrregullimit të tij mendor
apo emocional, origjinën e tij dhe faktorët që kontribuojnë në të, si dhe të zhvillojë aftësi e strategji të reja pë tu përballur me problemin.
- Të ndërhyjë në situatë krize duke përdorur teknika të relaksimit si dhe aftësitë komunikuese e të menaxhimit të marrëdhënieve.
- Të angazhohet në aktivitet psikoedukues dhe aktivitetet të tjera individuale ose në grup me qëllim rehabilitimin psikosocial dhe parandalimin e relapsit.
- Të referojë te profesionsitët e tjerë të ekipit për vlerësim ose rivlerësim të gjendjes së pacientit në varësi të nevojave të identifikuara gjatë ndërhyrjes së ofruar prej tij.
- Të përgatisë dhe ruaj të gjitha shënimet dhe raportet e nevojshme për trajtimin e një pacienti.
- Të nxisë dhe ndërmeri iniciativa që ndihmojnë në informimin e publikut mbi shëndetin mendor, luftën kundër stigmës dhe paragjykimeve që shoqërojnë personin me çrregullime mendore dhe të afërmit e tij në komunitet.
Kandidatët duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar studimet (bachelor & master ne Psikologji, me drejtim klinik)
- Të ketë licensë për ushtrimin e profesionit të lëshuar nga urdhri i psikologut në Shqipëri
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Njohuri të mira te gjuhës angleze
Orari i punës per full-time:
- E hëne - e premte, 10:00 – 18:00
- E shtunë, 11:00 – 16:00
Orari i punës per part-time:
- E hëne - e premte, 14:00 - 18:00
- E shtunë, 11:00 - 15:00
Të interesuarit ju lutem të dërgojnë CV-n në adresën: info@ego.al