Kompania "Forever Construction " sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndertimit.
Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftesinë
dhe përkushtimin në mënyrë që çdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.
Pozicioni vakant: Recepsioniste
Vendi i punës: Tiranë në Zyrë Qëndrore
Roli dhe përgjegjësitë:
Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo vizitor që paraqitet pranë recepsionit të kompanise;
Koordinon takimet e vizitorëve me punonjës të kompanise;
U pergjigjet telefonatave dhe/ose transferon thirrjet ne menyre te sjellshme dhe ne kohe;
Degjon dhe mban shenim me kujdes pyetjet dhe kerkesat e telefonatave;
Perdor gjykimin dhe njohurite e organizimit, veprimeve dhe procedurave
per tju pergjigjur ne menyren e duhur pyetjeve dhe kerkesave te telefonatave;
Informon stafin në lidhje me përditësime apo komunikata të reja;
Kërkesat kryesore për kandidatët në këte pozicion janë;
Të kenë diplomë të shkollës së lartë (preferohet juridik)
Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje dhe paraqitje etike;
Të jetë korrekte dhe në gjendje për të përmbushur detyrat brenda afateve të caktuara;
Njohuri te mira te paketes Microsoft Office si dhe programeve kompjuterike;
Te kete eksperience minimalisht 1 vit.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin Curriculum Vitae ne adresen: info@forevercon.al