Zacora Sh.P.K Qendra Tregetare Online me e madhe ne Shqiperi
kerkon te punesoje:
Pozicioni: Specialist i Kujdesit ndaj Klientit
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit është përgjegjës për menaxhimin e telefonatave hyrëse, regjistrimin dhe mirëmbajtjen e databazës së klientëve.
Specialisti është përgjegjës për menaxhimin e ankesave të klientëve, adresimin e tyre dhe kthimin e përgjigjes.
Ai/Ajo do të bashkëpunojë ngushtë brenda departamentit Marketing dhe me departamentin e Shitjeve.
Duhet te kete gatishmërinë për të kontribuar në ecurinë e punës dhe rritjen e kënaqësisë së klientit, rrjedhimisht dhe rritjen e imazhit të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Hap, regjistron dhe mirëmban databazën e klientëve që telefonojnë (telefonata hyrëse);
Merr të gjitha ankesat dhe kërkesat për informacion, i adreson tek departamenti /personat përgjegjës dhe rikontakton klientin për përgjigjen;
Kthen përgjigje ndaj të gjitha komenteve në ‘Social Media’ për projektet që i janë caktuar;
Menaxhon ‘leads’ nga momenti që gjenerohen deri në delegimin e tyre tek departamenti përkatës;
Menaxhon sasi të konsiderueshme telefonatash;
Zhvillon raporte të ndryshme në lidhje me punën e tyre;
Kryen ‘survey’ nëpërmjet telefonit;
Menaxhon telefonata dalëse;
‘Chat support’ nëpërmjet platformave elektronike;
‘Data entry’ në sistemet përkatëse;
Eksperiencat e punës:
Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
Aftësi të tjera:
Të ketë eksperiencë në kujdesin ndaj klientit, ‘call center’ ose kontakt center;
Aftësi shumë të mira të menaxhimit të telefonatave sidomos atyre problematike;
Të ketë eksperiencë në dëgjimin aktiv;
Të ketë eksperiencë në sistemet CRM dhe praktikat përkatëse;
Njohuri shumë të mira të përdorimit të Excel;
Njohuri shumë të mira të përdorimit të PowerPoint;
Aftësi për tu orientuar dhe përshtatur llojeve të ndryshme të klientëve;
Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
Aftësi në menaxhimin e një sërë detyrave njëherazi;
Diplomë e shkollës së lartë;
Njohje shume e mirë e gjuhës shqipe dhe asaj angleze. Përbëjnë avantazh gjuhët e tjera;
Aftësi për të punuar nën presionin e afateve dhe volumit të punës.
Kushtet e Punës:
Zacora SH.P.K është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: info@zacora.al
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi Zacora nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Cel. : +355693163026