UNYT është një universitet privat i akredituar në Tiranë, Shqipëri, i cili jep diploma Amerikane, i themeluar që nga viti 2002. Qëllimi ynë është të ofrojë arsim universitar me fokus inteligjencë, njohuritë dhe aftësi të teknologjisë së avancuar që zhvendos përpjekjet, pasuritë intelektuale dhe burimet nga një nivel lokal në një mjedis global përmes pjesëmarrjes dhe mësimit ndër-aktiv në klasa të vogla. UNYT është një punëdhënës për mundësi të barabarta. Ne jemi duke pranuar aplikime për të plotësuar vendin e lirë në pozicionin administrativ:SHOFER/ DREJTUES AUTOMJETI
Jemi duke kërkuar për kandidatë me aftësi të mira drejtimi, komunikimi dhe të menaxhimi të kohës për pozicionin e shoferit. Drejtuesi i automjetit është përgjegjës për bartjen e materialeve, pajisjeve dhe stafit të organizatës në destinacionet ku ato kërkohen.
Përgjegjësitë:
Respekton Kodin Rrugor, ligjet dhe rregulloret në fuqi si dhe rregulloret e brendshme,
Siguron shërbime transporti të sigurta dhe në kohë për stafin dhe nevojat e biznesit,
Bashkevepron me stafin dhe të ftuarit në mënyrë profesionale dhe etike të lartë në punë,
Siguron ndjekjen e proçedurave të brendshme në lidhje me lëvizjet e stafit, itinerarin dhe programin e caktuar duke informuar Shefin e Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse,
Siguron regjistrimin e kilometrave në Rregjistrin e lëvizjeve të automjeteve,
Ndjek dhe realizon mirëmbajtjen, kontrollet ditore dhe te rregullat teknike të automjetit,
Siguron që mjeti të jetë i pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim,
Sigurohun që automjeti të mbahet i pastër, i rregullt dhe në gjendje të mirë pune në çdo kohë.
Kualifikimet kryesore:
Diplomë e shkollës së së mesme,
Leje drejtimi minimalisht tipi B. Preferohet patentë e tipit D1,
Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme,
Njohja e praktikave të kodit rrugor, shëndetit dhe sigurisë në punë,
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Afati i fundit për Aplikime: 18 Shtator 2023
Aplikimi:
Kandidatët e kualifikuar janë të lutur të dërgojnë me email në hr@unyt.edu.al në vijim
Një Letër Aplikimi që detajon Kualifikimet kryesore për këtë pozicion;
Curriculum vitae;
Fotokopje patente
SHENIME TË RËNDËSISHME:
VETEM aplikimet e plota do të merren parasysh; të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në një e-mail.
TE GJITHE kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga zyra e Burimeve Njerëzore.
Cel. : +355 69 408 9201