WELL Albania, për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit të departamentit të marketingut, shpall vakant pozicionin: Social Media Manager
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Zyrat Qendrore
Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte
Qëllimi: Ekzekuton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe brandeve në rrjete sociale. Është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe aplikimin e contentit dhe fushatave efektive marketing në kanalet dixhitale.
Detyrat
Ekzekuton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe brandeve në rrjete sociale;
Krijon dhe modifikon përmbajtje të ndryshme për qëllime të publikimit në rrjete sociale si tekst origjinal, foto & video; Menaxhimi i rrjeteve sociale;
Organizimi i promocioneve për fushata të ndryshme marketingu, marketimi i produkteve dhe ndjekja e performancës online;
Publikon krijimet në të gjitha faqet digjitale të ALKOS Group sipas planit mujor të përgatitur në bashkëpunim me departamentin e marketingut;
Identifikon tendencat e reja për të nxitur zhvillimin e përmbajtjes së re inovative për rritjen organike të mediave sociale.
Kontribuon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit vjetor të marketingut.
Nxjerr raporte lidhur me rritjen e ndjekësve, përshtypjet, arritjet nga promocinet, numëri i vizitorve në social media.
Mirëmban / editon llogarite ne rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn).
Harton e manaxhon contentin, paraqitjen grafike dhe përmbajtjen e website-ve dhe rrjeteve sociale të shoqerisë;
Projekton dhe menaxhon konkurset (contests & giveaway) në rrjetet sociale;
Identifikon e propozon bashkëpunëtoret e mundshëm për to dhe ngre analiza për ecurinë e konkurseve;
Harton dhe sugjeron ide inovative për marketimin e produkteve ekzistuese dhe të reja, si dhe manaxhon bazën e të dhënave të marketingut, emailin e mediat sociale;
Kontribuon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit vjetor të marketingut;
Nxjerr raporte lidhur me rritjen e ndjekësve, përshtypjet, arritjet nga promocinet, numëri i vizitorve në social media;
Mirëmban / editon llogarite ne rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn);
Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij apo i kërkohen nga drejtuesit.
Kualifikimet
Edukimi:- Diplomë Univesitare;
Eksperienca: Të paktën 2 vite në këtë sektor
Aftësi të tjera:
Të jetë i/e përditësuar me trendët e dizajnit grafik dhe metodave të komunikimit në mediat sociale;
Përvojë në përdorimin e programeve për përpunim grafik për video dhe imazhe (Abobe Photoshop, InDesign, Illustrator, Premiere) si edhe aftësi për të shkruar në mënyrë korrekte;
Të ketë aftësi ne menaxhim rrjetesh sociale dhe mirëmbajtje website;
Të ketë njohuri dhe aftësi shumë te mira përdorimi në programet design dhe ato të paketës Microsoft Office;
Të kenë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
Aftësi për të ndjekur disa projekte njëkohësisht;
Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detajet;
Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre, cv dhe link, portofol punimesh, në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"