NJOFTIM PUNE
BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht,Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Pozicioni: Specialist/e Marketingu
Grada: 8
Vendodhja: Zyrat Qendrore
Permbledhja e Pozicionit: Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare për fushatat e ndryshme marketing. Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut.
Detyra dhe Përgjegjësi:
• Ndjek konsistencen e implementimit të postimeve online në përputhje me fushatën.
• Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
• Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Spar.
• Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut,
• Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut,
• Monitoron website dhe online marketing, zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
• Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë, furnitorët, klientët,
• Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,
• Menaxhon promocionet në hapsirat e Spar dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre per gjenerimin e te ardhurave,
• Monitoron aktivitetin e konkurrencës.
Aftesi adminstrative dhe menaxhuese
• Të ketë aftësi shumë të mira në kompjuter.
• Të ketë aftësi organizuese të detyrave si dhe të grupeve të punës.
• Të kujdeset për mirëmbajtjen e të gjitha dokumentacioneve të departamentit.
• Të kujdeset për inventarizimin e të gjitha materialeve marketing.
• Të ndihmojw nw hartimin e materialeve tw ndryshme pwr marrwdhwniet me furnitorwt.
• Të menaxhoje realizimin e eventeve të ndryshme në markete.
• Të hartojë mesazhe promocionale efektive për programet publicitare sipas fushatave.
• Të ndërtojë reklamat dhe të mbajë marrëdhëniet me mediat për mediaplanin.
• Të ndihmojë në përzgjedhjen e medias për përcimin e mesazheve.
• Të zhvillojë mundësi promovuese apo publicitare në media të ndryshme.
• Tv vlerësojë buxhetet e programeve publicitare dhe ti kontrolloje ato hap pas hapi.
Kërkesat:
a.Edukimi:
- Te kete kryer studimet e larta, preferohet Marketing.
b.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
• Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
d.Aftesi të tjera:
• Aftësi shumë të mira proaktive dhe të orientuara drejt rezultateve.
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 20/05/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.