Abissnet kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit, telefonisë fikse dhe Televizionit për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njesive kërkojmë të punësojmë Specialist/e Shitjesh në Tiranë.
Detyrat
Menaxhon dhe inicion aksione të shitjeve direkte.
Menaxhon dhe mirëmban marrëdhëniet me llogaritë e klienteve.
Zhvillon zgjidhje te personalizuara për kliente të ndryshëm.
Pret klientët dhe i jep zgjidhje problemeve te tyre.
Kryen arkëtimet e klienteve për rinovimet e kontratave.
Realizon shitje dhe sjell klientë të rinj.
Kualifikimet
Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Financës ose Administrim Biznesit.
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh.
Të ketë eksperiencë në shitje.
Person energjik dhe me iniciative
Të interesuarat të dërgojnë cv në adresën email: [email protected] ose ne nr.0692230227