Pozicioni: Specialist(e) Finance / Kontabiliteti
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Asistencë në përdorimin/implementimin e programeve për klientët e kompanise
Trajnimi i klienteve ekzistues dhe te rinj
Pjesëmarrje në takime me klientët ekzistues dhe prezantime në klientë potenciale
Regjistrimi i veprimeve financiare/kontabël të kompanisë
Kualifikime dhe Kërkesa:
Diplomë Universitare Master Shkencor në degët Financë, Kontabilitet.
Minimumi 2 vjet përvojë pune si financier (e) / kontabilist (e)
Çertifikatat profesionale si Kontabël i Miratuar perben avantazh
Njohje e mirë e gjuhës angleze
Aftësi:
Aftesi shumë të mira komunikuese
Aftësi në vendim-marrje
Të jetë plotësisht përgjegjës(e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
Aftesi per te drejtuar dhe trajnuar nje grup
Të ketë aftësi analitike
Kompania ofron:
Trajnim të plotë
Pagesë të kënaqshme
Vlerësim në bazë të performancës
Pavarësi në punën e përditshme
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt “Aplikim për pozicionin Financier(e)“,
në adresën elektronike: [email protected], brenda dates 20 Gusht 2022.
Aplikimi duhet të përmbajë:
CV-në e kandidatit
Letër Referencë (nëse ka)
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.